Futboll

I pafati Milik: Nuk e përjashtoj mundësinë e huazimit

Aventura e Arkadiuz Milik me fanelën e Napolit mund të konsiderohet vërtetë e pafatë. Polaku erdhi verën e kaluar te napolitanët, por pas 2 muajsh pësoi një dëmtim të rëndë, që e mbajti jashtë fushave deri në prill të këtij viti.

Edhe ky sezon pati të njëjtën tablo, teksa Milik u dëmtua sërish në transfertën ndaj SPAL-it dhe do të qendrojë jashtë fushe për rreth 4 muaj. Presidenti i Napolit, De Laurentis hodhi idenë e huazimit të Milik në janar, te skuadra e Chievos, për të kthyer në dispozicion të Sarrit sulmuesin e veronezëve, Inglessen.

Duket se edhe vetë polaku e mirëpret një ide të tillë, teksa tha se po e merr në konsideratë të kalojë një periudhë 6 mujore në huazim te Chievo.

“Po mendoj se 6 muaj në huazim, do të më bëjnë mirë dhe do të më ndihmojnë që të rikthehem më i fortë te Napoli, sezonin e ardhshëm. Te Chievo do të kem mundësi të rikuperohem gradualisht, duke luajtur vetëm një herë në javë, ndërsa te napolitanët ka shumë intensitet dhe mund të rrezikoj një tjetër dëmtim”, tha Milik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency