Partizani e konfirmon, Sukaj mungon ndaj Vllaznisë
Partizani konfirmon atë që Supersport kishte bërë publike një ditë më parë. Me një komunikatë në faqen zyrtare klubi i “Kuq”, ka saktësuar gjëndjen e sulmuesit Xhevahir Sukaj. Pas ekzaminimeve mjekësore të cilave u është nënshtruar bomberi shkodran është përcaktuar se Sukaj ka dëmtuar tendinat e bicepsit femoris të njërës kofshë. Koha e rikuperimit të Sukaj sipas asaj që bën të ditur Partizani do të zgjasë 10 ditë me lojtarin që do të humbasë kështu sfidën e kësaj fundjave ndaj Vllaznisë.



