Europa League

Shehi: Ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë

Orges Shehi ishte një nga protagonistët e Beogradit, në atë tetor të 2015-ës dhe sot iu desh të përballet sërish me serbët. Kapiteni i korçarëve vlerësoi shumë paraqitjen e ekipit dhe rezultatin e arritur ndaj Partizanit të Beogradit.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe i druheshim edhe tensionit që mund të shkaktonte kjo sfidë. Gjithsesi, në fund jemi të kënaqur me mënyrën e lojës dhe me rezultatin e arritur, sepse përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë”, tha Shehi.

Durrsaku i Skënderbeut tha se skuadra do t’i marrë ndeshjet me radhë dhe do të tentojë kualifikimin deri sa të ekzistojnë mundësitë për t’a arritur atë.

“Kemi një ekip që mund të përballojë këdo. Kemi arritur deri këtu duke eliminuar kundërshtarë mjaft të fortë dhe me emër në arenën europiane dhe besoj se jemi të aftë të vijojmë më tej në këtë kompeticion. Do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresojmë t’ia dalim, të mbërrijmë të dytët”, tha Shehi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency