Barcelona këmbëngul për Coutinho-n, bie pista van Dijk
Barcelona vazhdon të besojë së në muajin janar, mesfushori brazilian i Liverpuli, Coutinho, do të vishet “blaugrana”. Javën e ardhshme është parashikuar një takim mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe menaxherit të lojtarit për ta mbyllur sa më shpejt marrëveshjen, pasi Barca nuk dëshiron që klube të tjera të ndërhyjnë dhe të komplikojnë bisedimet. Sa i përket prapavijës,Virgil van Dijk nuk do të veshë fanellën e Barcelonës, të paktën sipas asaj që raporton “The Sun”. Tabloidi anglez shkruan se klubi “blaugrana” ka përjashtuar mundësinë e blerjes së mbrojtësit të Southamptonit. Një prej shkaqeve kryesore të këtij vendimi është edhe klauzola e mbrojtësit, për të cilin anglezët kërkojnë 60 milionë euro.



