Xavi zbulon bisedën: Ja pse iku Neymar
Legjenda e Barcelonës dhe futbollist spanjoll, Xavi Hernandez ka folur për largimin e brazilianit Neymar nga katalanasit, me destinacion Parisin, në atë që u quajt transferimi më i bujshëm i kësaj merkatoje verore. Ish kapiteni i katalanasve zbulon një bisedë me brazilianin, në verë, në ceremoninë martesore të Lionel Messit, ku Neymar i kishte zbuluar dëshirën për t’u larguar nga Barcelona.
“Ishim në Argjentinë, në dasmën e Messit dhe Neymar mu afrua e biseduam. Më tha se kishte vendosur të largohej. Ai më tregoi se te Barcelona është shumë e vështirë, ndaj kishte vendosur të largohej. I thashë se e respektoj vendimin e tij, përderisa kjo është edhe dëshira e tij”, tregon Xavi për bisedën me Neymarin.



