Futboll

Klopp: Coutinho? Nuk e di cfarë do të ndodhë!

E ardhmja e Philippe Coutinho-s vazhdon të jetë temë e nxehtë në shtëpinë e Liverpulit. Në konferencën për shtyp para duelit me Tottenhamit, trajneri Jurgen Klopp u pyet mbi një marrëveshje të mundshme me Barcelonën për transferimin e brazilianit gjatë janarit në “Camp Nou”, por përgjigjja e tij la shumë pikëpyetje.

“Nuk ia kam idenë. Nuk mund të flas tani për këtë cështje. E imagjinoni dot se cfarë do të ndodhte nëse përgjigjja ime do të ishte po? Tani nuk mendoj dhe nuk duhet të flasim për të ardhmen e Coutinhos.”

Fjalë këto që as e pohojnë, por as e mohojnë marrëveshjen. 25-vjecari ishte shumë pranë Barcelonës në ditët e fundit të merkatos verore, por palët nuk e gjetën gjuhwn e pwrbashkwt. Gjithsesi, te Barca nuk janë tërhequr, duke parë edhe dëshirën e futbollistit, ndaj braziliani do të jetë prioritet në merkaton e janarit. Sipas mediave pranë “blaugranave”, ekziston një marrëveshje mes Liverpulit dhe vetë futbollistit, që ky i fundit të japë kontibut deri në përfundim të pjesës së parë të sezonit, me kusht që klubi ta lejojë t’i bashkohet Barcelonës gjatë janarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency