Ligue 1

Pas Cavanit, Neymar bën me “dhimbje koke” edhe trajnerin Emery

Pas Edinnson Cavanit, radha ishte e Unay Emery. Neymar duket se nuk po përmbahet te PSG, si në fushën e blertë edhe në marrëdhëniet me pjesëtarët e tjerë të klubit. Nëse javë më parë “objektiv” i brazilianit ishte “El Matador”, ditët e fundit e ka pësuar tekniku spanjoll i parizienëve.

Sipas prestigjiozës franceze “L’Equipe”, ka patur një përplasje mes Emery dhe Neymar pas fitores me Anderlechtin në Champions. Trajneri ka zhvilluar një seancë shkrydhëse me titullarët menjëherë pas takimit, para se t’ua linte vendin rezervave. Ish-sulmuesi i Barcelonës ka kërkuar që të stërvitej me topin edhe me rezervat, por përgjigjja e trajnerit ka qenë negative. Madje sipas “L’Equipe”, Emery ka reaguar me shumë nervozizëm, duke shkelmuar me forcë topin drejt murit, para se të futej furishëm në dhomat e zhveshjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency