Basketboll

NBA, çfarë zhgënjimi për Golden State dhe Cleveland Cavaliers!

Rezultate surprizë në NBA, ku dy finalistet e sezonit të kaluar, Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers pësuan disfata. Skuadra LeBron James, u surprizia 114-93 nga Olrando Magic, që po tregon një formë të shkëlyqer. Gara u “vra” që në periodën e parë në fund të së cilës Orlando kishte realizuar dyfishin e pikëve të kundërshtarit, 36-18. I mrekullueshëm në këtë përballje malazezi Vucevic, që realizoi 23 pikë, dha 5 asiste dhe kontrolloi 5 topa nën tabelë, ndërkohë që James u ndal me vetëm 22 pikë.

Një mbrëmje aspak pozitive edhe për Golden State, që u dorëzua 111-101 para Memphis Grizzlies. Shkëlqeu mbi parket spanjolli Marc Gasol, i cili e mbylli me 34 pikë dhe 14 rikuperime. Për Warrios nuk mjaftuan Curry dhe Durant, që realizuan respektivisht 37 dhe 29 pikë.

Mbërmje për t’u harruar edhe nga Oklahoma City Thunder, që u mposht 96 – 87 nga Utah Jazz. Ndërkohë Cllipers shkatërruan 130-88 Phoenix Suns. Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

Toronto Raptors – Philadelphia 76 ers   128-94

Chicago Bulls – San Antonio Supra         77-87

Houston Rockets – Dallas Mavericks      107-91

Miami Heat – Indiana Pacers                   112-108

New York Nets – Detroit Piston              107-111

Milwaukee Bucks – Portland Trail B.      113-110

Denver Nuggets – Sacramento Kings      96-79

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency