Kategoria Superiore

Basrak: Superiorja, e një niveli me Serinë B

Është konsideruar si një nga blerjet jo të mirëmenduara të Partizanit, por rezultoi vendimar për skuadrën e Iulianos me atë gol që në minutat e para të transfertës shkodrane. Milan Basrak ua dedikon shokëve të skuadrës golin.

“Jam i kënaqur për golin. E meritonte e gjithë skuadra për ndeshjen që ka zhvilluar. Është normale që Çani Sukaj të konsiderohen zgjedhje e parë, sepse janë lojtarë të mëdhenj, por mendoj se do të ketë vend edhe për mua në formacion”.  

Basrak është i befasuar me cilësinë e Superiores, që e krahason me Serinë B.

“Futbolli shqiptar është i fortë, është një kampionat i fortë për lojtarët që kanë mbërritur në verë. Kam luajtur në Serinë C, por Superiorja është më e fortë, do ta krahasoja me Serinë B”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency