La Liga

Mjafton Gameiro, Atletico Madrid thyen Celta Vigon

Një gol i sulmuesit francez Kevin Gameiro ishte mëse i mjaftueshëm që Atletico e Madridit të merrte një fitore me shumë vlera në transfertën e “Balaidos” përballë Celta Vigos edhe pse sfida u dominua për pjesën më të madhe të kohës nga galicianët. Për t’u rikthyer te fitorja në La Liga pas barazimit ndaj Barcelonës, skuadra e Simeones kishte nevojë për finalizimin e ish lojtarit të Sevillas i cili në minutën e 28-të me një kthesë të bukur brenda zone shënoi golin që i dha tre pikët Atleticos që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 19 të tillave dhe ashtu si Barcelona e Valencia vazhdon të mos njohë humbje në Primera Division.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency