Kriza e rezultateve, tek Evertoni duan kthimin e David Moyes
David Moyes mund të rikthehet në krye të skuadrës së Evertonit. Rezultatet negative në këto 9 javë të para në Premier League-s i rrezikojnë seriozisht vendin trajnerit aktual, holandezit Ronald Koeman. Ekipi nga Liverpuli nën drejtimin e Koeman ka arritur të grumbullojë vetëm 7 pikë nga 27 të mundshme, duke u pozicionuar në vendin e 18-të në renditje, pra në zonën e rënies nga kategoria. Humbja e thellë me Arsenalin e ka thelluar akoma më shumë krizën në skuadër dhe drejtuesit e klubit po mendojnë seriozisht për një zëvendësues. Sipas mediave angleze, mendohet se do të jetë pikërisht Moyes pasuesi i Koeman, pasi e njeh mirë ambientin për faktin se e ka drejtuar Evertonin gjatë viteve 2002-2013.



