Kylian Mbappé fiton çmimin“Golden Boy” nga Tuttosport
Gazeta italiane, Tuttosport, jep cdo vit cmimin e futbollistit më të mirë nën 21 vjec, i ashtuquajtur “Golden Boy”. Vitin e kaluar fitues i këtij cmimi ishte Renato Sanchez (aktualisht luan i huazuar nga Bayerni të Sweansea), ndërsa këtë radhë triumfoi me diferencë të madhe votash ndaj rivalëve të tij, Kylian Mbappé. Sulmuesi aktual i PSG-së ishte një nga zbulimet e mëdha të futbollit europian sezonin e kaluar, teksa aktivizohej me Monaco-n. Talenti I futbollit francez ka marrë një numër rekord votash, 191 nga 300 gjithsej.



