Kategoria Superiore

Mesazhi i Bathës: Skënderbeu e Kukësi e dinë forcën e Partizanit

Loja ndoshta lë vend për rezerva, por më i rëndësishëm është fakti që Partizani ka nisur serinë e fitoreve dhe nuk po ndalet. Të kuqtë regjistruan suksesin e tretë radhazi në Shkodër përballë Vllaznisë, ndërsa kapiteni Idriz Batha vlerëson besimin e rigjetur në skuadër.

Kemi fituar besimin që na kishte humbur në fillim dhe jemi bërë po ai ekip që t’i merr pikët. Lojtarët e afruar kishin nevojë për kohën e vet, për të kuptuar si funksiononte kampionati shqiptar. Tashmë ata janë bërë pjesë e metodës së Partizanit.

Për momentin, Partizani ka nevojë për pikët, për të ngushtuar diferencën nga kreu, por Batha beson se shumë shpejt loja e bukur do të vijë dhe të kuqtë do të kthehen në vendin që e meritojnë.

Partizani, në këto momente, ka nevojë vetëm për pikë. Jo se nuk duam që të luajmë mirë, por vetëvetiu është krijuar një ndjenjë presioni. Gjithmonë kemi qenë një ekip që i merrte tre pikët në ndeshjet e forta. Po kthehemi më të fortë dhe kam besim se Partizani do të shkojë atje ku e meriton.

Një prej arsyeve të startit të ngadaltë të sezonit lidhet me problemet në sulm, ku shqetësimi kryesor janë dëmtimet.

Na kanë penalizuar edhe dëmtimet, sepse sapo rikthehet një lojtar, dëmtohej një tjetër. Sidomos në sulm kemi pasur shumë probleme. Çani po rikuperohet, por është një kohjë e gjatë deri sa të kthehet. Po presim Sukajn, sepse ekipit i shërben shumë një si Xhevahiri. Ndërkohë, Adorjan dhe La Kamera janë përshtatur shumë mirë dhe po ecim të gjithë bashkë.

Në fund, kapiteni Batha ka edhe një mesazh për rivalët direkt për titull.

Me forcën që ekipi ka mund t’i marrë të gjitha ndeshjet pa problem. Skënderbeu dhe Kukësi e dinë shumë mirë se cila është forca e Partizanit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency