Futboll

Raiola: Kam nevojë për para, Ibra do të punojë për mua!

Mino Raiola-Zlatan Ibrahimovic, një marrëdhënie e qëndrueshme prej shumë vitesh, nga e cila kanë përfituar shumë të dy. Kushedi së cfarë do të ketë menduar gjiganti suedez i Mancheser United nga batutat e menaxherit të tij italian, që, mes shakasë dhe seriozes, u shpreh:

“Duhet të luajë akoma për 5 ose 6 vjet. Nuk do ta lë të heqë dorë kaq shpejt, kam punuar me të për shumë vjet tani është radha e tij të punojë për mua. Fëmijët e mi janë rritur dhe kanë nevojë për para. Kemi rëndë dakord që për 5 vitet e ardhshme të punojë vetëm për mua.”

 

Por cfarë do të ndodhë me Zlatanin kur të heqë dorë nga futbolli?

Do të jetë gjithmonë në jetën time, si futbollist, sipërmarrës, drejtues sportiv ose trajner, nuk ka rëndësi. Shopresoj që një ditë të bëhet trajner, sepse jam kurioz të shoh futbollistët tek i thonë Zlatanit që nuk e kuptojnë se për cfarë po flet. Do të doja të kisha një telekamera të fshehtë për të parë reagimin e tij kur ndonjë lojtar t’i thotë se është më i mirë se ai.”

 

Raiola theksoi edhe një herë se futbolli italian mbetet 50 vite, pas sidomos për shkak të diskriminimit të lojtarëve me ngjyrë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency