Kategoria e Parë

Kastrioti rimerr kreun e Grupit A

Tre gola për kreun e klasifikimit në Grupin A të Kategorisë së Parë. Kastrioti bëri detyrën përballë Korabit, duke fituar me rezultatin 3-1 në sfidën që mbylli javën e pestë.

Dyca zhbllokoi sfidën në minutën e 3-të dhe në të 29-ën dyfishoi rezultatin, ndërsa krutanët mund të kishin mbyllur çdo diskutim prej pjesës së parë, por Malindi shpërdoroi një 11-metërsh.

Korabi provoi të kthehej në lojë, me Hysenin që shkurtoi diferencën kur kronometri tregonte një orë lojë, por Mziu në të 76-ën realizoi edhe golin e tretë për Kastriotin. Dibranët mund të kishin rihapur lojën me Peçin, që dhjetë minuta përpara fundit gaboi nga pika e penalltisë.

Me fitoren e arritur Kastrioti rimerr kreun e renditjes në Grupin A me 13 pikë, një më tepër se Besa, që cilësohet si rivalja e këtij sezoni për një “biletë” në elitë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency