Serie A

Zyrtare, 2 ndeshje skualifikim për Bonuccin, humbet Juven

Ishte diçka që pritej por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Leonardo Bonucci është skualifikuar me dy ndeshje nga gjykatësi sportiv në Itali për goditjen me brryll që i dha kundërshtarit të tij Rosi në sfidën ndaj e të dielës ndaj Genoas në të cilën u desh ndërhyrja e VAR, që mbrojtësi të përjashtohej nga fusha me karton të kuq nga gjyqtari Giacomelli. Për atë ndërhyrje të rëndë Bonucci është dënuar me 2 ndeshje dhe do të humbasë kështu jo vetëm sfidën e kësaj mesjave ndaj Chievos, por kapiteni i Milanit do të mungojë edhe në duelin e madh të fundjavës mes kuqezinjëve dhe Juventusit. 30-vjeçari humbet kështu shansin për t’u përballur si kundërshtar me ish skuadrën e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency