Serie A

Vijon momenti i mirë i Strakoshës, sërish në 11-shen më të mirë të javës

Thomas Strakosha vijon të kalojë momente shumë pozitive të skuadra e Lazios. Portieri shqiptar i priti penalltinë Dybalës dhe i dha fitoren ekipit të tij ndaj Juventusit, ndërsa pak ditë më pas rinovoi edhe kontratën me bardhekaltrit, me terma ekonomikë shumë më të mirë.

Edhe këtë javë, Lazio mposhti Cagliarin 3-0 dhe ndonëse rezultati flet për një ndeshje të lehtë për bardhekaltrit, Strakosha ka bërë sërish detyrën me disa pritje të mira. Kjo konfirmohet edhe nga e famshmja ‘WhoScored.com’, që ka zgjedhur pikërisht portierin shqiptar, në fomacionin më të mirë të javës së 9, të Serisë A. Krahas Strakoshës, në formacion bën pjesë edhe sulmuesi i Lazios, Immobile, ndërsa dominon Juventusi me 3 futbollistë.

Ja formacioni më i mirë i javës së 9 të Serisë A, sipas ‘WhoScored.com’:
Portë: Strakosha (Lazio)
Mbrojtje: De Silvestri (Torino), Rugani (Juventus), Rossetini (Genoa), Kolarov (Roma)
Mesfushë: Cuadrado (Juventus), Khedira (Juventus), Benassi (Fiorentina), Politano (Sassuolo)
Sulm: Immobile (Lazio), Zapata (Sampdoria)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency