Mori përgjegjësinë e humbjes me Skënderbeun, Teuta konfirmon Maganin
Katër humbje dhe vetëm një pikë e marrë në pesë ndeshjet e fundit. Teuta e këtij sezoni kaloi nga starti i ëndrrave, ku madje u guxua të flitej për një skuadër që do të rivalizonte pretendentët, në makthin e zonës së rënies nga kategoria.
Jam i hapur për çdo vendim të presidentit pas tri humbjeve. Është trajneri ai që mban përgjegjësi edhe pse gabimet i bëjnë lojtarët që luajnë.
Deklarata e trajnerit, dhënë në emocionin “Gol Pas Goli”, menjëherë pas humbjes 4-1 në shtëpi me Skënderbeun, vendosi në lëvizje klubin, që konfirmoi Maganin në krye të stolit. Në qëndrim e zyrtarëve të Teutës, mbështetja e pakushtëzuar për teknikun lidhet me faktin se klubi, ashtu si edhe skuadra, janë ende në procesin e rindërtimit dhe për këtë nevojitet kohë. Kur po afron fundi i fazës së parë në Kategorinë Superiore, skuadra bregdetare ka grumbulluar vetëm shtatë pikë dhe pozicionohet në vendin e shtatë në renditje, e ndjekur nga afër nga Vllaznia dhe Luftëtari, që rrezikojnë në zonën e mbijetesës.



