Serie A

Inzaghi nuk fshihet: Jemi edhe ne për titull

Simone Inzaghi dhe Lazio e tij po kalojnë një moment të shkëlqyer në Serinë A, duke marrë plot 22 pikë në 9 takimet e para, po aq sa ka edhe Juventusi i vendit të 3-të dhe 3 më pak se Napoli kryesues.

Forma e shkëlqyer e Immobiles dhe pritjet vendimtare të Strakoshës po udhëheqin Lazion drejt fitoreve të njëpasnjëshme sa në kampionat e sa në Europa League. Para ndeshjes së nesërme në Bologna, trajneri i bardhekaltërve nuk e fshëh dëshirën për t’u shpallur kampion në fund të sezonit, por pranon se për këtë i duhet shumë punë.

“Kemi bërë një start të shkëlqyer të sezonit dhekëmi grumbulluar shumë pikë. Është ende herët për të folur për titullin, por nëse deri në mars do të jemi në të njëjtat pozita, edhe në mund të pretendojmë. Sinjalet e para janë tejet pozitive, sepse kemi mposhtur skuadra si Juventus e Milan, ndërsa kemi humbur vetëm ndaj Napolit, por rruga është ende e gjatë”, tha Inzaghi.

Trajneri i bardhekaltërve tha se shkon në Bologna me synimin për të marrë maksimumin e pikëve, pa u interesuar shumë për spektaklin dhe lojën e bukur, duke theksuar edhe faktin që ka ende shumë mungesa në ekip.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency