Bundesliga

Është pa skuadër, Wolfsburgu mendon për Bacary Sagna

Drejtuesit e Wolfsburgut në Bundesligë kanë hedhur sytë nga Bacary Sagna, i cili pasi mbylli aventurën me Manchester City-n ka mbetur pa skuadër. Klubi gjerman kërkon një futbollist me eksperiencë për repartin e pasmë, pasi po vuan shumë në këtë fillim sezoni, teksa vetëm në Bundesligë ka pësuar 12 gola.  34-vjeçari është pikërisht futbollisti tek i cili mund të mbështeten “ujqërit” për t’u ringritur në kampionat. I pozicionuar në vendin e 14-të, me vetëm 9 pikë të grumbulluara, Wolfsburgu e sheh mëse të nevojshme të afrojë në organikë një futbollist me shumë eksperiencë si franezi, i cili ka luajtur me skuadra të mëdha ne Premier League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency