Chelsea mendon për Sarrin, si pasues të Contes
E ardhmja e Antonio Contes në stolin e Chelsea-it nuk është e sigurtë dhe në rast largimi të teknikut nga Lecce mund të jetë një tjetër italian që mund ta pasojë Conten në stolin e Bluve të Londrës. Presidenti i klubit londinez, rusi Abramovich është i fiksuar pas trajnerëve nga gadishulli Apenin dhe pas Ranierit, Ancelottit, Di Mateos e Contes po mendon për Maurizio Sarrin. Ky i fundit është nën kontratë me Napolin por ka një klauzolë largimi prej 8 milionë Eurosh të cilën Abramovich nuk do ta kishte aspak problem t’a paguante. Manjati rus i Bluve të Londrës është gati ti ofrojë Sarrit një pagë faraonike prej 12 milionë Eurosh në sezon që ai të pranojë të marrë drejtimin e Chelsea-it. Nëse Sarri vendos të largohet atëherë presidenti i Napolit De Laurentis do të hidhet në sulm për Marco Giampaolon e Sampdorias.



