Futboll

U19 femra, Spanja shumë e fortë për Shqipërinë

Spanja kampione e Europës për 19-vjeçare në futboll për femra ishte thjesht shumë e fort për Shqipërinë. Kombëtarja jonë humbi me rezultatin e thellë 8-0 përballë iberikeve, në një ndeshje pa histori, në startin e kualifikueseve të kësaj grupmoshe, të vlefshme për Europianin “Zvicër 2018”.

 

Spanja e nisi serinë e golave me Bautistan pas vetëm 9 minutave lojë.  Dueñas dyfishoi rezultatin në të 17-ën, ndërsa Fernandez në të 20-ën realizoi edhe golin e tretë.

Pa asnjë shans për të marrë rezultat dhe me ndeshjen që praktikisht u mbyll, kolapsi përpara pushimit ndërmjet pjesëve ishte fatal për 19-vjeçaret shqiptare, me Spanjën që realizoi edhe tre gola të tjerë në harkun e katër minutave me Dueñas, (min 40) Bautista (min 41) dhe Fernandez. (min 40)

Të treja këto futolliste realizuan nga dy gola secila në pjesën e parë të ndeshjes, e cila u mbyll në avantazh 6-0, por “Furia e Kuqe” nuk kishte ndërmend të ndalej dhe këtë e tregonte sa herë që shënonte, me lojtaret që nxitonin ta vendosinin topin në mesin e fushës.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Spanja shënoi edhe dy gola të tjerë me autore Egurrolan në minutat 68 dhe 73, duke u konfirmuar si skuadra favorite për të fituar Grupin 4 kualifikues.

Megjithë humbjen e thellë, për përfaqësuesen e trajnerit Dede asgjë nuk ka mbaruar. Vajzat kuqezi kanë ende shanse të provojnë kualifikimin si ekipi i vendit të dytë, të favorizuara nga fitorja e Azerbajxhanit “outsider” përballë Ukrainës, që cilësohej forca e dytë e grupit.

 

 

Kualifikueset femra U-19              Grupi 4

 

Azerbajxhan        2 – 0  Ukrainë

Spanjë                 8 – 0  Shqipëri

 

Renditja

  1. Spanjë 3
  2. Azerbajxhan 3
  3. Ukrainë 0
  4. Shqipëri 0

 

 

/////////////////

 

28 Tetor

Spanjë        12:00         Azerbajxhan

Ukrainë      14:00         Shqipëri

 

31 Tetor

Shqipëri     14:00         Azerbajxhan

Ukrainë      14:00         Spanjë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency