Serie A

Berisha ndjek nga stoli, suksesin e Atalantës

Atalanta ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0, Veronën në takimin e vlefshëm për javën e 10 të Serisë A. Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha e pa nga stoli takimin e sotëm, por kjo vetëm për t’i dhënë pak pushim,sepse për Gasperinin, vijon të mbetet ai numri 1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0, por protagonist ishte sistemi VAR, që solli anulimin e dy golave, nga një për secilën skuadër. Në pjesën e dytë, Atalanta shënoi dy gola të shpejtë, me anë të Freuler dhe Iliçiç, ndërsa Kurtiç vulosi rezultatin në minutën e 75-të.

Pas kësaj fitoreje, zikaltrit e Gasperinit shkojnë përkohësisht në vendin e 7, me 15 pikë, po aq sa ka edhe Cheivo.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency