Shokohet Roma, Karsdorp dëmtohet rëndë
Do të duhej të ishte ndeshje e tij por rezultoi një makth për mbrojtësin holandez, Karsdorp përballja mes Romës dhe Crotones ku ai u rikthye në fushë pas një mungese të gjatë për shkak të një dëmtimi të rëndë. I blerë në merkaton e verës, lojtari debutoi në Serie A në atë fitore të ngushtë të Romës, por pak orë pas sfidës diçka nuk shkonte me gjurin e tij të majtë. Pas analizave, mjekët evidentuan frakturë në gju, një dëmtim i ngjashëm me atë të 6 muajve më parë në këmbën e djathtë. Lajmin e bën të ditur klubi italian nëpërmjet një komunikate që sqaron se periudha e rehabilitimit të mbrojtësit do të zgjasë deri në 6 muaj. Karsdorp u transferua në verë te skuadra e Romës që derdhi 14 milionë Euro në arkën e Feyenoord duke nënshkruar një kontratë 5 vjeçare. Ky dëmtim është i ngjashëm me atë të Florenzit, Mario Ruit, Rudiger, Emerson dhe Pellegrinit që në të shkuarën e kanë kushtëzuar jo pak skuadrën kryeqytetase.



