Sevilla nuk heq dorë nga Jovetic, do të tentojë ta blejë në janar
Ajo mes Stevan Jovetic dhe Sevillas është një dashuri e destinuar të zgjasë. Edhe pse nuk kishte financat e mjaftueshme për t’a blerë përfundimisht nga Interi verën e kaluar, klubi andaluzian do të tentojë ta rimarrë në skuadër sulmuesin malazez i cili para pak muajsh u bë zyrtarisht pjesë e Monacos. Sipas mediave spanjolle drejtuesit e Sevillas kanë nisur bisedimet me Monacon për të bërë të mundur rikthimin e Jovetic në janar në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar malazezi luajti në formë huazimi nga Interi te Sevilla duke fituar zemrat e tifozëve andaluzianë.



