Euroleague, Olimpia Milano shtang Barcelonën, Reali vazhdon marshimin
Real Madrid shkëlqen edhe në basketbollin e meshkujve. Skuadra spanjolle ruajti vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të Euroleague-s së Basketbollit pas një suksesi të rëndësishëm 87-66 në fushën e lituanezëve të Zalgiris Kaunas. Reali e nisi këtë sfidë me optimizimin e injektuar nga tri ndeshjet e fundit, ku kishte siguruar vetëm fitore. Miqtë e morën kryesimin që në periodën e parë dhe nuk e kthyen asnjëherë kokën pas. Në mbrëmjen lituaneze shkwlqeu slloveni Doncic me 28 pikë, që është edhe rekordi i tij personal, por ballkanasi shtoi edhe 9 ribaunde dhe 4 asiste. Paraqitje pozitive bënë edhe Facundo Campazzo, Gustavo Ayon e Jeffrey Taylor. Në Milano, Olimpia i shkaktoi një humbje të papritur Barcelonës me rezultatin 78-74. Ky është suksesi i parë për skuadrën nga Lombardia në sezonin e rregullt. Ndeshja u doinua në pjesën më të madhe nga miqtë, por Olimpia gjeti forca, duke kthyer gjithçka në pjesën e dytë me një paraqitje spektakolare të dyshes Theodore-Kalnietis. Në krahun tjetër, Navarro, Ribas dhe Huertel ishin në një mbrëmje të errës, duke mos arritur ta shpëtojnë Barcelonën nga kjo humbje, që mund të peshojë shumë në fatet e sezonit të skuadrës katalanase. Ndeshje dramatike në Beograd, ku Crvena Zvezda u zgjua në pjesën e dytë për të kthyer në favor disavantazhin ndaj Maccabi Tel Aviv dhe për ta mbyllur takimin në shifrat 87-84. Kjo është humbja e dytë rresht për skuadrën izraelite, që po kalon një moment shumë të vështirë. Për Maccabin, DeShaun Thomas shënoi 28 pikë, por ai gaboi në një tentativë për 3 pikë në fund të takimit, duke ia falur ndeshjen skuadrës serbe. Në përballjen e katërt të mbrëmjes, Olympiakos nuk hasi aspak vështirësi ndaj rusëve të Khimkit, ku dominoi 92-75. Nikola Milutinov dhe Georgios Printezis shënuan 32 pikë në total, por skuadra nga Pireu pikën e saj më të fortë ka grupin dhe këtë sezon mund të jetë një prej kandidateve kryesore për të arritur fitoren në finalen katërshe.



