Ze Maria: Mbivlerësimi i vetes, problemi i vetëm i Tiranës
Armiku kryesor i Tiranën në këtë këtë sezon në Kategorinë e Parë mund të jetë vetëm vetëkënaqësia. Trajneri brazialian i “bardhebluve”, Ze Maria, në konferencën për shtyp para transfertës së Beratit theksoi se futbollistët që ai drejton nuk duhet të ndihen superiorë ndaj kundërshtarëve.
Nëse mendojmë se jemi superiorë ndaj rivalëve tanë, do të thotë të mos i bësh gjërat sic duhet. Ky është problem më i madh te Tirana dhe që duhet menaxhuar mirë. Kemi shumë presion për t’u kthyer sa më parë në Superiore, prandaj nuk duhet të ecim me mendimin se jemi më të mirë se të tjerët. Nëse arrijmë të marrim maksimumin në ndeshjet e mbetura të kësaj faze, atëherë mund të bëjmë llogaritë se ku mund të shkojmë.
15 pikë të plota në 5 ndeshjet e para, 15 gola të shënuar edhe asnjë I pësuar, kjo Tiranë duket se e ka shtruar rrugën për në Superiore.
“Jam i kënaqur nga mënyra sesi kanë shkuar gjërat në këtë periudhë. Kemi grumbulluar 15 pikë dhe jam i lumtur për golat që kemi shënuar. Thuasje të gjithë futbollistët kanë shkuar te goli dhe kjo më bën optimist. Sa i përket takimit të radhës, duhet të luajmë me të njëjtin ritëm dhe stil loje. Kundërshtari ynë është i katërti në kampionat dhe luan mirë në shtëpinë e tij. Për këtë arsye, duhet të jemi të përqendruar për t’i bërë gjërat sa më mirë.”



