Kane nuk ia del, mungon ndaj Man.United
Luhet në “Old Trafford” supersfida e javës së 10-të në Premier Leaguen angleze. Manchester United pret Tottenham Hotspur në një përballje të drejtëpërdrejtë për vendin e dytë në renditje. Por nëse nga njëri krah mungesat e mëdha janë Ibrahimovic dhe Pogba në anën tjetër Tottenham do të zbresë në fushë në këtë superpërballje pa sulmuesin kryesor Harry Kane. Shtatlarti anglez nuk ia ka dalë të riaftësohet në kohë për sfidën ndaj “Djajëve të Kuq”, pasi dëmtimi muskular që pësoi në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Liverpool-it, e shqetëson ende dhe Kane rrezikon gjithashtu të humbasë edhe përballjen ndaj Realit të Madridit në Champions League, mesjavën e ardhshme.



