Futboll

Benitez: Ky, viti i duhur për Napolin

Rafael Benitez është rikthyer të flasë për Serinë A dhe veçanërisht skuadrat të cilat i ka drejtuar, Napolin dhe Interin.

Spanjolli, që aktualisht drejton Newcastle-n, në Premier League, është shprehur se ky mund të jetë viti i duhur për napolitanët, që të marrin titullin kampion.

“E ndjek Napolin dhe më duket se janë përmirësuar ndjeshëm. Ka një grup futbollistësh që luajnë bashkë prej disa vitesh dhe e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit, ndaj po shfaqin një futboll të bukur, si në Itali, ashtu edhe në Europë. Besoj se ky vit, me Sarrin, mund të jetë viti i duhur që Napoli të fitojë titullin kampion”, tha spanjolli.

Benitez vlerësoi qytetin e Napolit dhe tregoi se u ambientua shumë shpejt, duke mos e ndierë mungesën e Spanjës.

“Napoli është shumë i ngjashëm me Spanjën, si nga mënyra e të jetuarit, ashtu edhe nga arkitektura, ndaj u ambientova menjëherë. Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme në atë qytet, ndaj do të lumturohesha nëse klubi do të fitonte diçka, për tifozërinë”, u shpreh spanjolli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency