Lajme

Femrat e Barleti Volley nuk njohin kundërshtar

Barleti Volley kryeson bindshëm grupin A 1 të volejbollit për femra teksa regjistroi fitoren e katërt, në po kaq ndeshje, sërish pa humbur asnjë set. Sfida me Tiranën rezultoi më e thjeshtë seç pritej për ekipin e Barletit, që ndaj ndjekësve të saj shpalosi të gjithë forcën, duke fituar në fund me rezultatin 3-0.

Për Tiranën kjo ishte humbja e parë në këtë kampionat, pas 3 fitoreve në 3 javët e para. Ndeshja nuk pati shumë histori, sidomos në setin e parë ku diferencat në parket mes dy ekipeve ishin të dukshme, aq sa Barleti Volley fitoi pa shumë probleme 25-14.

Tirana në setin e dytë provoi të bënte pak më tepër rezistencë, por gjithsesi Barleti kishte nën kontroll lojën dhe fitoi me 5 pikë epërsi 25-20. Në setin e tretë volejbollistet e Barletit shfaqën sërish lojën e tyre më të mirë, duke mos vendosur për asnjë moment në diskutim fitimin e setit, të cilin e mbyllën me shifrat 25-17 dhe krejt takimin me fitoren e tyre 3-0 me sete.

Në takimet e tjera të grupit A1 të kampionatit të volejbollit për femra u regjistruan ndërkohë këto rezultate.

Volejboll-Femra

Grupi A1,

Vllaznia – Korabi, 3-0 (25-14, 25-17, 25-18)
Teuta – Skënderbeu, 3-1 (23-25, 25-8, 25-21, 27-25)
Partizani – Lushnja, 3-0 (25-22, 25-10, 25-15)
Tirana – Barleti Volley, 0-3 (14-25, 20-25, 17-25)

Renditja:

Barleti Volley 12 pikë (4/0),
Teuta 10 pikë (3/1),
Tirana 9 pikë (3/1),
Partizani 8 pikë (3/1),
Skënderbeu 3 pikë (1/3),
Vllaznia 3 pikë (1/3),
Korabi 3 pikë (1/3),
Lushnja 0 pikë (0/4).

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency