Kategoria Superiore

Hasani: Me stafin e ri, jemi përmirësuar ndjeshëm

Ashtu si Ernest Gjoka, edhe Edon Hasani ishte një ish, në sfidën e sotme në Kukës, sepse ishte aktivizuar më herët me verilindorët. Mesfushori vlerësoi barazimin e marrë në ‘Zeqir Ymeri’, por pranoi pishmanin se nuk arritën të dalin si fitimtarë nga transferta.

“Ishte një ndeshje të cilën e kishim përgatitur mjaft mirë dhe më shumë sesa të kënaqur për barazimin, jemi të mërzitur që nuk fituam, sepse ishin në avantazh të dy golave”, tha Hasani.

Mesfushori shkodran pranoi se me ardhjen e stafit të ri, ekipi është rritur nga ana fizike dhe kjo u pa edhe sot.

“Me stafin e ri kemi 10 ditë që punojmë dhe jemi përmirësuar nga ana fizike, gjë që u pa edhe sot në fushë. Ne shkodranët e ndiejmë shumë fanelën, sepse përballemi me njerëzit në rrugë dhe duhet të japim llogari, ndaj japim gjithmonë maksimumin në fushë”, tha Hasani.

Në lidhje me eksperiencën e tij te Kukësi, ku u largua 3 muaj para se verilindorët të shpalleshin kampionë, Hasani pranoi se ka kujtime mjaft të mira.

“Shefi i klubit të Kukësit më ka dhënë medaljen e kampionit dhe e kamn në shtëpi. Kam kaluar një periudhë të mrekullueshme këtu dhe tifozët me pritën shumë mirë sot. Më vjen keq që nuk u takova me Gjicin, por u përshëndeta me shumë miq këtu në Kukës”, tha shkodrani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency