La Liga

Zidane optimist: La Liga është shumë e gjatë

Pavarësisht zhgënjimit për humbjen ndaj Gironës, Zinedine Zidane vijon të jetë optimist për fitimin e titullit kampion të Spanjës. Ndonëse Reali i Madridit ka 8 pikë më pak se Barcelona, francezi është i qetë dhe shprehet se ka edhe shumë javë në dispozicion.

“La Liga nuk është me eliminim, por duhet parë ndeshje pas ndeshjeje. Sot më vjen keq që humbëm 3 pikë të tjera, pas 4 fitoresh radhazi, por jemi ende në garë për titullin. Djemtë kanë shumë dëshirë të fitojnë dhe do të kemi shumë javë në dispozicion për të fituar dhe rikuperuar distancën me Barcelonën”, tha Zidane pas ndeshjes me Gironën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency