Kepa nuk rinovon me Bilbaon, në dritare qëndron Reali i Madridit
Çështja Kepa mban në ankth tifozët dhe drejtuesit e Athletic Bilbaos. Këta të fundit janë disi të lodhur me sjelljen e portierit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual dhe për të Real Madridi është gati të bëjë ofertë që në janar. 23-vjeçari kërkon të jetë mes 4 më të paguarve të klubit dhe një klauzolë rreth 100 mln Euro. Kje kërkesë për presidentin Urrutia është e papranueshme por pavarësisht kësaj palët vijojnë negociatat teksa Real Madridi mbetet duke vëzhguar.



