Lajme

Milicaj nderon Feronikelin, bie Gjilani

Mark Milicaj me një dygolësh ishte heroi i Feronikelit që në stadiumin “Rexhep Rexhepi’ në Drenas mposhti 2-1 Gjilanin në ndeshjen që mbylli javën e 13-të të Vala Superligës së Kosovës. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për skuadrën e Zekerija Ramadanit me Feronikelin që i shkaktoi humbjen e parë sezonale Gjilanit. Milacaj me golat e tij në minutën e 3-t por edhe në të 33-tën me penallti e çoi në 2-0 rezultatin ndërkohë që në të 43-tën Armend Thaçi rihapi sfidën. Por me të njëjtin rezultat që u mbyll pjesa e parë përfundoi edhe e gjithë ndeshja në Drenas me Feronikelin që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e 6-t të renditjes në kuotën e 19 pikëve, 1 më pak se Gjilani që pozicionohet një vend më lart.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency