Serie A

Fassone: Mjaft vetëm me lojën, tani dua rezultate

Marco Fassone është detyruar sërish të ngrejë zërin ndaj ekipit dhe t’i dërgojë një sinjal indirekt edhe trajnerit Vincenzo Montella. Ky i fundit, pas ndeshjes me Juventusin u mbrojt sërish duke thënë se skuadra luajti mirë, por ndeshja u vendos nga një gol.

“Kemi luajtur mirë, por tani është koha që të marrim edhe rezultate, sepse pa to, nuk ka rëndësi loja. Gjithsesi jemi në rrugën e duhur dhe besoj se shumë shpejt do të vijnë edhe rezultatet”, tha Fassone.

Fjalët e drejtuesit të Milanit duket qartë që i referohen deklaratave të Montellës, si një ultimatum që skuadra duhet të rikthehet te fitoret dhe të mos justifikohet më vetëm me lojën.

Milani do të rikthehet në fushë të enjten, ku do të luajë në kryeqytetin grek përballë AEK-ut, në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Europa League-s.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency