Lajme

Flaka olimpike mbërrin në Korenë e Jugut

Flaka olimpike mbërriti këtë të mërkurë në Korenë e Jugut për të nisur udhëtimin e saj 100-ditor përmes vendit aziatik deri në celjen e Lojërave Olimpike Dimërore në qytetin e Pyeongchang. Pasi u soll nga Athina nëpërmjet një ceremonie të vecantë, ajo u mor në dorëzim nga patinatorja e njohur koreane Kim Yuna dhe kryeministri i këtij vendi Lee Nak – Yon. Mbajtësi i parë i pishtarit olimpik do të jetë patinatori You Young, ndërsa flaka pritet të përshkojë në total 2018 kilometra në vendin aziatik dhe udhëtimin e saj do ta nisë nga qyteti i Incheonit. Në total do të ketë 7500 mbajtës të pishtarit olimpik. Kjo është hera e parë që Koreja e Jugut mirëpret Lojrërat Olimpike në 30 vjet, pas atyre verore të organizuara në vitin 1988 në kryeqytetin e këtij vendi, Seul.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency