Thiago Silva: Mbappe, i ri, por profesionist i madh!
Thiago Silva i del në mbrojtje shokut të tij të skuadrës, Kylian Mbappe. Mbrojtësi Brazilian i Paris Saint-Germain përkrah 18-vjecarin, i shumëkritikuar për vetëm 4 golat e shënuar me parizienët deri tani. Silva mendon se “të gjithë e po vendosin në presion një lojtar që është ende adoleshent”, duke marrë dhe shembullin e Neymar, që “është 25-vjeç dhe e ka të vështirë ta menaxhojë presionin”. 33-vjeçari tha se “Mbappe për moshën që ka, ka treguar se është profesionist i madh”.



