Serie A

Sulmuesi italo-brazilian rinovon kontratën me Interin

Eder Citadin Martins ka rinovuar sot kontratën e tij me Interin, duke e zgjatur afatin e saj deri në vitin 2021. Sulmuesi italo-brazilian luan te zikaltrit që prej janarit të 2016-ës, kur erdhi nga Sampdoria dhe ka shënuar 11 gola në 63 takime.

Me kontratën e re, 31 vjeçari duket se ka vendosur të mbyllë te zikaltrit karrierën e tij në nivele të larta, sepse në 2021-shin, kur të jetë 35 vjeçar, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë aventure në Kinë ose SHBA.

Lajmi i rinovimit është bërë i ditur nga vetë klubi zikaltër, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare, në Twitter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency