Mourinho: Me Chelsea-n ndeshje normale, por dua ta fitoj
Jose Mourinho do të rikthehet sërish në ‘Stamford Bridge’ si kundërshtar, në përballjen e të dielës mes Chelsea-t dhe Manchester United-it, por për portugezin kjo nuk do të jetë një sfidë e veçantë. Ai u shpreh se futbolli i njeh të tilla situata dhe si profesionist, e trajton këtë sfidë, si gjithë të tjerat.
“Është një ndeshje normale, si gjithë të tjerat. Chelsea-n e kam drejtuar 2 herë dhe po kaq herë jam rikthyer si kundërshtar. Herën e parë isha në krye të Interit, ndërsa të dytën, në krye të Manchesterit. Futbolli i njeh këto situata, ndaj duhet ta trajntojmë këtë sfidë si profesionistë dhe të kërkojmë fitoren, ashtu siç bëra kur isha në krye të Interit”, tha portugezi Mourinho.



