Mori karton me dashje, FIFA skualifikon Manolas
Greqia nuk do të ketë mundësi të mbështetet te një nga lojtarët e saj më të mirë për sfidën e parë Play-off ndaj Kroacisë. Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas është skualifikualur me një ndeshje nga institucioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA pasi në ndeshjen ndaj Qipros, ai e detyroi qëllimisht arbitrin t’i nxirrte kartonin e verdhë në mënyrë që të mungonte në ndeshjen e fundit të elimintarove ndaj Gjibraltarit, për të mos rrezikuar sfidën e parë të Play-offit. Manolas do të humbasë kështu përballjen e parë ndaj Kroacisë që do të luhet në 9 nëntor, pasi sjellja e tij është konsideruar antisportive. Manolas bëhet kështu shembull nga FIFA, pasi janë të shumtë futbollistët që veprojnë në të njëjtën mënyrë si mbrojtësi grek për të mos humbur një ndeshje të rëndësishme. Greqia dhe Kroacia gjatë këtij muaji do të diskutojnë mes tyre një biletë në Botëororin, Rusi 2018, ndërkohë që Manolas do të jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e kthimit.



