Lajme

Del pozitiv me doping, Paolo Guerrero lë në baltë Perunë

Peruja ishte surpriza e madhe e kualifikueseve të Kupës së Botës në zonën e Amerikës së Jugut, sepse tashmë kjo skuadër do të luajë dy ndeshje Play-off kundër Zelandës së Re, për një vend në Rusi 2018.Megjithatë,  Peruja ka marrë një goditje të rëndë, sepse sulmuesi Paolo Guerrero ka rezultuar pozitiv në një kontroll antidopingu pas ndeshjes së 6 tetorit kundër Argjentinës.

Sipas medieve peruane, sulmuesi i njohur 33-vjeçar nuk kaloi testin dhe Federata Peruane është njoftuar  dhe së shpejti pritet një dënim i rëndë, nëse testi i dytë rezulton i njëjtë. Sipas të gjitha gjasave sulmuesi i Flamengos në kampionatin brazilian do të mungojë në përballjen e dyfishtë ndaj Zelandës së Re. Paolo Guerrero është kapiteni i Perusë teksa numëron 86 ndeshje dhe 32 gola të realizuar me përfaqësuesen bardhekuqe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency