Kategoria Superiore

Milinkovic: Presioni te Kukësi normal, Bakaj: Në Vlorë për fitore

Mladen MIlinkovic me gazin në maksimum për ndeshjen e radhës në transfertën e Vlorës. Trajneri serb u shfaq optimist në konferencën për shtyp, madje vuri theksin te zërat e ditëve të fundit për rritjen e presionit pas atij barazimi ndaj Vllaznisë, duke theksuar se është vetëm presidenti Safet Gjici ai që mund ta vendosë të ardhmen e tij.  E paevitueshme pyetja e gazetarëve për ish zëvendësin e tij, Marko Jovanoviç, i cili u largua pak ditë më parë nga skuadra dhe si për habi edhe vetë trajneri serb e kritikon sjelljen e tij.

Mladen Milinkovic

Ne vazhdojme te bejme te njëjtën pune si më parë. Sjellja e Markos nuk ishte e duhura. Nese nuk do ta hiqte presidenti do e hiqja une. Te gjithe kanë vendin e tyre ne klub. Këtu vendos unë dhe nuk besoj se largimi i tij është i rëndësishëm. Si me të si pa të do punojme të arrijme objektivat”.

Stacioni i ardhshëm është Vlora dhe trajneri serb ka besim se ekipi do të reagojë për të marrë maksimumin nga kjo transfertë.

Mladen Milinkovic

“Une pres që ekipi të reagojë sepse kemi kualitet dhe e dime që ka presion sepse ketu ka objektiva madhorë. Kush nuk punon dot më presionin nuk ka pse te jetë në ekipe si Kukësi. Duhet te ndryshojme disa gjera për ndeshjen me Flamurtarin. U tregova lojtareve ku gabuam me Vllaznine. Nuk e nënvleftesuam Vllaznine. Kampionati është me i forte dhe nuk duhet t’u besh dhurata kundershtareve. Besoj se do marrim rezultat pozitiv në Vlorë. Nuk presim nga hapat false te te tjereve. Nuk do jete e lehte perballe ketij Flamurtari. Kane ekip te mirë dhe moralin te lartë. Jemi te mobilizuar per të marre fitoren. Nese shfaqim ne fushe ate qe shfaqin ne stervitje kam besim se mund te fitojme”.

Milinkovic shtoi se mungesa e Shametit e ka dëmtuar shumë ekipin në këtë fazë të parë, duke justifikuar në njëfarë mënyre edhe diferencën në klasifikim me Skënderbeun. Në vijim, fjalën e mori Elis Bakaj, i cili shprehu bindjen se në Vlorë ekipi do të luftojë për suksesin, ndërsa shtoi gjithashtu se është ende herët për të pozicionuar skuadrat favorite për titullin.

Elis Bakaj

“Këtë vit jemi 3 pike me shumë se vjet. Ekipi po ecen mirë kemi shenuar shume gola. Nuk ka asnje lloj presioni thjesht kerkesë llogarie. Flamurtari ekip i mire por do kerkojmë 3 piket”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency