Kategoria Superiore

Ndreu: Ndeshje e vështirë, fituam falë grintës

Trajneri i Kamzës, Ndreu vlerësoi shpirtin e lartë të garës, të demostruar nga futbollistët e tij në fushën e lojës, në fitoren ndaj Partizanit.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por falë grintës dhe shpirtit luftarak, morëm një fitore të rëndësishme. U munduam të mbroheshim dhe ta kundërsulmonim rrezikshëm Partizanin, pati situata që kundërshtari na vuri në vështirësi, por jam i kënaqur që në fund u shpërblyem me golin që na dha 3 pikët. Psikologjikisht skuadra është shumë mire, pasi futbollistët e mi nuk dorëzohen deri në minutat e fundit”, tha trajneri i Kamzës.

Trajneri i Kamzës tregon se synon Europën, ndërsa nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar një skuadër të madhe.

“Nëse luajmë si grup dhe ruajmë vazhdimësinë, mund ta kapim Europën, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe objektivi ynë është 6-shja e parë. Normalisht që do më pëlqente të isha pjesë e një skuadre të madhe, por te Kamza ndihem mirë dhe objektivi është për të arritur rezultate sa më pozitive me këtë skuadër”, tha Ndreu.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency