Premier League

Gola me pikatore, Burnley mposht edhe Southamptonin

Kanë përfunduar edhe 4 takimet e radhës, të vlefshme për javën e 11 të Premier League-s, të cilat kanë dhuruar vetëm 3 gola.

Kështu Burnley vijon të befasojë, teksa ka mposhtur me rezultatin minimal Southamptonin, në shtëpi. Po me të njëjtin rezultat fitoi edhe Brighton në transfertën ndaj Swansea-t.

Pas Manchester United-it, ishte radha e West Brom-it të provojë forcën në shtëpi të Hudersfield-it. Vendasit fituan 1-0, ndonëse luajtën për rreth 40 minuta me një futbollist më pak.

Në takimin tjetër mes Newcastle-t dhe Bournemouth-it, miqtë shënuan në minutat shtesë golin e fitores 0-1 dhe morën 3 pikët.

Më herët, takimi mes Stoke City-t dhe Leicesterit, përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Premier League vijon të kryesohet nga Manchester City, me 28 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency