Liverpooli bind ndaj West Ham-it, Salah bën dopietë
Liverpooli i Jurgen Klopp duket se është rikthyer te rezultatet pozitive, teksa sot ka regjistruar një tjetër fitore. ‘The reds-at’ kanë mposhtur West Ham-in me rezultatin 1-4, në një sfidë të dominuar totalisht prej tyre.
Salah dhe Matip shënuan në pjesën e parë, ndërsa Lanzini ngushtoi diferencën në fillimin e të dytës. Por Chamberlain dhe sërish egjiptiani Salah, shënuan dy gola të tjerë dhe vulosën fitoren e Liverpoolit, me rezultatin 1-4.
Pas 11 javësh, Liverpooli mban vendin e 6, me 19 pikë, po aq sa kanë edhe Arsenali e Chelsea, që mbajnë vendin e 4-t dhe të 5-të.



