Serie A

Derbi shkon për Sampdorian, Juriç sheh fundin

Derbi i Xhenovës, mes Genoas dhe Sampdorias, ka folur për këta të fundit, që u imponuan me rezultatin 0-2. Sampdoria e Giampaolos konfirmon edhe njëherë formën e mrekullueshme që po kalon në këtë sezon, ndërsa Genoa vijon të ‘notojë në ujëra të turbulla’.

Takimi nisi i qetë, me të 2 skuadrat që kërkonin të mos gabonin dhe studionin kundërshtarët. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-t, pasi Gaston Ramirez shfrytëzoi më së miri një asist të Zapatës dhe dërgoi topin në rrjetën e Perin-it.

Më pas Genoa u zgjua dhe sfida u hap, me 2 skuadrat që zhvillonin aksione spektakolare, pa u shqetësuar as nga reshjet e shumta të shiut, që binin në ‘Marasi’. Në minutën e 82-të, është sërish Zapata që mërr një top të bukur në zonë dhe pason për Quagliarelën, i cili me portën e boshatisur, nuk gabon dhe shënon golin e qetësisë për Sampdorian.

Pas kësaj sfide, Sampdoria ‘fluturon’ në kuotën e 23 piëkve, në vetëm 11 javë, ndërsa Genoa zhytet në krizë. Vetëm 6 pikë në 12 takime, janë vërtetë shumë pak dhe tani trajneri Juriç rrezikon seriozisht vendin e punës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency