Pritet shkarkimi i Juriç-it, Genoa mendon për zëvendësuesin
Vetëm 6 pikë në 12 javët e para të kampionatit janë vërtetë pak për një skuadër si Genoa, ndërsa humbja e djeshme në derbin ndaj Sampdorias, duket se ka qenë e fundit për trajnerin e kuqebluve Juriç.
Drejtuesit e Genoas duket se e kanë vendosur shkarkimin e tij dhe pritet ta zyrtarizojnë brenda pak orëve. Mediat italiane raportojnë se në orët e fundit presidenti i kuqebluve ka marrë kontakte me Davide Ballardinin dhe Stefano Colantuonon, si alternativa të mundëshme për të pasuar Juriçin.
Pikërisht Ballardini duket se është në ‘pole’ për të marrë drejtimin e Genoas, duke filluar që nga dita e hënë. Ky i fundit e ka drejtuar edhe 2 herë të tjera Genoan, në sezonin 2010-2011 dhe në 2013-2014-ën.



