Vrsalkjo zëvendësuesi i Ghoulam te Napoli
Sime Vrsaljko mund të rikthehet së shpejti në Serinë A. Mbrojtësi kroat ende nuk luan rregullisht te Atl. Madrid dhe po e mendon seriozisht largimin nga “lLos Colchoneros” në Janar kur dhe klubit i hiqet bllokada në merkato. Për 25-vjeçarin është Napoli në “pole position” që e kërkon si zëvendësuesin ideal të të dëmtuarit Ghoulam në mbrojtje. Edhe Juventusi po monitoron ndërkohë situatën e kroatit pasi prej kohësh është në kërkim për një lojtar krahu. Vrsaljko u ble për 18 mln Euro nga Sassuolo në 2016 por tani vlen të paktën 25-30 mln Euro sipas drejtuesve të Atl. Madrid.



