Mourinho: Zlatan do të jetë gati për të luajtur gjatë Krishtlindjes
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka zbuluar se rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në fushën e blertë është parashikuar të ndodhë në fund të dhjetorit, pikërisht në periudhën e Krishtlindjes. Sulmuesi suedez, po punon prej muajsh për një riaftësim sa më të shpejtë nga dëmtimi i ligamenteve të gjurit, që ndodhi në fund të sezonit të kaluar në ndeshjen me Anderlechtin në Europa League, duke ndërprerë ecurinë fantastike të tij, teksa kishte shënuar 28 gola në 46 ndeshje. Mourinho zbuloi gjithashtu se edhe Paul Pogba e Marco Rojo, që kanë qenë mungesa të rëndësisme të “Djajtë e Kuq”, do të jenë gati pas përfundimit të ndeshjeve play off të “Rusi 2018”.



