Draxler, pasuesi i Ribery te Bayerni
Bayern Munchen po përgatit planin për të rinovuar skuadrën me prurje të reja dhe objektivi i klubit është të gjejë pasuesin e Franck Ribery, tashmë 34 vjeç dhe i dëmtuar shpesh. I përzgjedhuri nga drejtuesit e bavarezëve është Julian Draxler, fantazisti gjerman që nuk luan rregullisht te Paris Saint Germain. I blerë një vit më parë për afro 50 mln euro nga parizienët, Draxler nuk do të refuzonte një transferim te Bayern Munchen por një operacion i tillë nuk pritet të ndodhë në merkaton e janarit.



